headerphoto

FUNDI I HIDHUR NUK VJEN PAPRITUR

Nga: Robert J. Tamasy


MONDAY MANNA
Sherbim per Komunitetin e Biznesit nga Shalom Media Maj 11, 2009


Ne Monday Manna te javes se kaluar folem per rendesine e fundit te suksesshem: Nuk ka rendesi fillimi, por fundi i dickaje qe ben. Por, cilet jane faktoret qe ndikojne per nje fund te susksesshem? Pse shpesh njerezit nisin gjera premtuese, por perfundojne ne menyre zhgenjyese?

Te marrim shembullin e nje drejtuesi te famshem, i cili permendet ne librin e Majkell Novak me titull “Biznesi si nje Thirrje (per sherbim ndaj Perendise)”, botuar ne vitin 1996. Novaku citon biznesmenin i cili kujton aspekte nga jeta e tij personale si me poshte: “U rrita si biri i nje pastori Baptist. Kam qene dhe jam shume i bindur se nje nga gjerat qe te jep me shume sadisfaksion ne jete eshte krijimi i nje mjedisi te shendoshe etiko-moral ne te cilin cdo individ te kete mundesine per te realizuar potencialin e vet qe i eshte dhuruar nga Zoti.

Eshte per te ardhur keq qe, vite me vone, ky njeri, dikur kaq shume i nderuar, u perfshi ne procesin e rrenimit te nje kompanie shume te madhe te cilen e drejtonte. Kompania ne fjale u be e njohur ne shkalle nderkombetare per praktikat e saj biznesore aspak etike, aksioneret humben miliona dollare dhe vete kompania u be nje nga guret e pare qe ra gjate efektit domino te krizes aktuale ekonomike.

Si mund te ndodhin te tilla gjera? Me vjen ne mend analogjia me bojen e zeze qe pikon pike pike e dalengadale ne nje ene me boje te bardhe. Boja e bardhe nuk erresohet menjehere. Kur fillojme ta perzjejme, veme re se e zeza ne fillim ndikon shume pak tek e bardha, por me kalimin e kohes, ndersa sasia e te zezes shtohet, e bardha shnderrohet ne gri. Po hodhem edhe me shume te zeze, e bardha pastaj zhduket fare.

Per analogji me ate qe thame ne lidhje me bojen, edhe njerezit qellim-mire nuk ngrihen nje mengjes dhe papritur vendosin se “nuk do te jene me njerez te mire, se jane lodhur se qeni te tille dhe se, tash e tutje, do behen te pandershem, bile te ligj fare”. Jo, kjo nuk ndodh. Ndryshimet ne sjellje dhe qendrime nuk zhvillohen ne periudha te shkurtera kohore. Duhet te kaloje nje fare kohe relativisht te gjate qe te dalin dukje e efektet e ketyre ndryshimeve.

Kemi te bejme me nje prces gradual transformimi, i cili, ne rastin e largimit (nga udha e Zotit), mund te krahasohet me ate varken e vogel, te pa ankoruar, te cilen valet e detit e cojne dalengadale drejt thellesive. Zakonisht ka mjaft shenja paralajmeruese para se te ndodhe ky largim. Po te jemi te sinqerte me vetveten, ndryshimet fillestare mund t’i veme re kollaj: nje kompromis i vogel ketu, nje erresim i lehte i se vertetes atje e keshtu me rradhe. Ja disa vrojtime nga Bibla ne lidhje me kete process largimi (nga udha e Zotit).

Largimi ndodh kur ne persihasim mendime lakmie. Shpesh drejues te ndryshem te bizneseve e fillojne angazhimin e tye me synime idealiste, por, te joshur nga forca terheqese e parase, gradualisht devijojne nga ky kurs. “Ata qe deshirojne te pasurohen bien ne tundim, ne kurthin e djallit dhe ne shume deshira te marra e te demshme qe i fundosin njerezit ne rrenim e shkaterrim” (1 Timoteut 6:9).

Largimi ndodh kur ne mendojme se zoterojme te verteten. Edhe nese posedojme standartet me te larta etike, ato e humbasn dobine e tyre ne rast se nuk kerkojme vazhdimisht nga vetja qe t’i zbatojme ato ne praktiken e perditeshme. “Prandaj duhet te tregojme shume kujdes per gjerat qe kemi degjuar qe te mos dalim nga udha” (Hebrejve 2:1).

Largimi ndodh kur ne i perkushtohemi qellimeve te gabuara. Nje drejtues, qellimi i vetem i te cilit eshte te jete sa me i pushtetshem dhe i etur per te marre fitime te majme e ka kollaj qe t’i perkushtohet me zell te madh falsifikimit te dokumenteve dhe manipulimit te njerezve “Askush nuk mund t’u sherbeje dy zoterinjve. Ai ose do te urreje njerin e do te doje tjetrin, ose do te jepet pas njerit e do lere pas dore tjetrin. Nuk mund t’i sherbeni edhe Perendise edhe parase.” (Mateu 6:24).

Reflektim/Diskutim Pyetje

1. A je dakord me mendimin se mos perfundimi i sakte i dickaje qe e ke nisur mire nuk ndodh ne menyre te papritur, por eshe rezultat i nje largimi gradual nga qellimi fillestar? Shpjegoje pegjigjen tende.

2. A mund te japesh shembuj individesh te cilet jane shmangur dhe larguar nga vlerat morale tek te cilat dikur besonin fuqimisht? Pse t’iu kete ndodhur ky fenomen? Cfare ndikoi per keq ne transformimin e tyre?

3. Cfare keshille do t’i jepje dikujt qe te perfundoje me sukses ate qe ka nisur dhe te mos shmanget pa u ndjere nga kursi i tij fillestar?

4. Cilat jane disa vlera ose parime baze ne te cilat beson dhe per te cilat perkushtohesh ne ecurine e jetes apo karieres tende profesionale?

Shenim: Bibla ka edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:

Psalme 141:4; Fjale te Urta 4:23, 13:6, 19:22, 20:17, 21:6; Mateu 6:19-23

0 komente:

Post a Comment