headerphoto

NUK KA RENDESI FILLIMI POR FUNDI

Nga: Robert J. Tamasy

MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit nga Shalom Media Maj 04, 2009


Ne kete periudhe te vitit garat e mjeteve motorrike te te gjitha llojeve, me zhurmen dhe dinamiken qe i karakterizon, vihen ne qender te vemendjes. Mund te zgjedhesh midis NASCAR, FORMULA ONE, INDY CAR, garave me motoskafe te ndryshem, motorra etj. Megjithate, pavaresisht nga arritjet teknike dhe aftesite e piloteve qe demonstrohen aty, nje parim nga ata qe gjejne zbatim ne cdo fushe te jetes, mbizoteron: Nuk ka rendesi se si e nis dicka, por si e bitis ate.

A ju ka qelluar te punoni me dike qe fillimisht iu eshte dukur si nje xhevahir ne stafin qe ju drejtonit dhe qe me vone keni vene re se, per aresye te ndryshme, ai/ajo ka nderruar qendrim dhe eshte bere pengese ne pune? Ose, a keni ndermarre ndonjehere projekte te cilet i keni nisur gjithe entusiazem dhe optimizem dhe qe me vone i keni braktisur sepse jane zvarritur per nje kohe te gjate pa ndonje rezultat te dukshem? Ose, a ka ndermarre ndonjehere qendra e juaj e punes ndonje iniciative per te permiresuar rrenjesisht metodat e punes, te cilen vite me vone e zbuloni qe ka mbetur sirtareve e pa u vene kurre ne jete?

Keta jane shembuj jetesore qe tregojne se sa lehte eshte te fillosh dicka – nje pune te re, nje hobi tendin, nje martese, nje ndryshim ne menyren e jeteses qe ndikon per mire ne shendetin tend etj -, por njekohesisht se sa e veshtire eshte qe ta cosh deri ne fund me sukses ate dicka. Pikerisht, per kete aresye ka dale edhe thenia: “Jeta eshte nje maratone dhe jo nje sprint”. Kushdo mund te duket i forte dhe i shpejte ne fillimet e nje gare maratone, por te rezistosh pergjate 40 kilometrave kerkon vendosmeri, kurajo, volum te madh stervitjeje paraprake dhe nje kembngulje te madhe per te mos e braktisur garen per shkak te pengesave qe dalin.

Ideja e “fundit te suksesshem” duket se ne Bibel del here pas here, bile eshte shume e theksuar. Ja disa shembuj kendveshtrimesh mbi kete ide:

Qe te arrish fundin me sukses duhet te dish se ku eshte vija e finishit. Te konkurosh ne nje gare mjetesh motorrike, vrapimi, gare skish ose gare noti, nuk do te kishte kuptim pa ditur kohezgjatjen dhe sidomos kriteret e perfundimit te saj. Ne te njejten menyre, si profesionalisht ashtu edhe individualisht ne duhet te dime se ku duhet ta percaktojme vete vijen e finishit per gjithshka qe ndermarrim. “…po rend drejt atyre qe kam perpara, drejt synimit per te fituar cmimin e thirrjes Qellore te Perendise, permes Krishtit Jezu (Filipianeve 3:14).

Duhet te vezhgosh progresin qe ben gjate ecjes perpara drejt ojektivit. Mbajtja parasysh e arritjeve te njepasnjeshme ne procesin e plotesimit te nje objektivi eshte shume e rendesishme sidomos kur ky proces kerkon investime ne kohe dhe ne mjete materiale. Ndalesat e shkurtera per te pare piketat e vendosura deri ne ate moment dhe per t’ju gezuar ayre, sigurojne nxitje dhe frymezim per te mbajtur gjalle entusiazmin e fillimit. “Luften e mire e luftova, garen e perfundova dhe besimin e ruajta” (2 Timoteut 4:7).

Qe te perfundosh dicka me sukses duhet te rikujtosh vazhdimisht se cfare deshe te arrish kur i hyre asaj dickaje. Qartesimi i qellimeve, endrave dhe deshirave eshte nje element i rendesishem i procesit te kryerjes me sukses te dickaje qe ndermerr. Ne momentin qe e ke percaktuar qarte se cfare synon te arrish eshte me e thjeshte qe te hedhesh hapat e duhura ne radhen e duhur. Cili eshte objektivi yt? Dikush ka thene: “po synove asgjene, asgjene ke per te arritur.”
Ne prag te perfundimit te jetes se tij tokesore Jezusi i permblodhi mendimet e tij mbi “fundin e suksesshem” ne plotesimin e misionit te tij per te marre persiper shlyerjen e mekateve te njerezve. “Une te kam perlevduar mbi toke duke kryer vepren qe me dhe per te bere.” (Gjoni 17:4). “U krye!” (Gjoni 19:30).

Ne moshen mbi 60 vjec une personalisht jam me prane fundit se sa fillimit. Prandaj eshte me shume vend pyetja: a jam drejt nje fundi te suksesshem – ne pune, ne familje, ne plotesimin e thirrjes se Perendise, ne maredheniet me njerezit? Po ti?


Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Ai kishe degjuar me pare thenien “Nuk ka rendesi fillimi por fundi”? A mund te kujtosh dike -ose edhe veten tende - ne ndonje rast qe filloi mbare dicka, por qe, per shkak te pazotesise apo mungeses se vullnetit, e la ate ne mes?

2. Si do t’i pershkruaje ndryshimet midis nje sprinti dhe nje maratone duke patur parasysh pergatitjen paraprake qe duhet per to.

3. Neqofte se do te merrje ne analize disa aspekte nga jeta jote – punen, familjen, hobin tend te preferuar ose maredheniet me njerezit – si do ta percaktoje progresin drejt nje fundi te suksesshem?

4. Mendo per nje nga qellimet e tua me fisnike ne jete dhe jepi pergjigje ketyre pyetjeve: Per ku je nisur? Cfare mjetesh apo strategjish po perdor per te mberritur atje? Si do te mundesh ta kuptosh qe ke arritur?


SHENIM: Po ta kesh Biblen shiko edhe disa pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:
1 I Samuelit 22:47-51; 2 I Mbreterve 2:1-12; 2 I Kronikave 14:2-6, 16:7-13

0 komente:

Post a Comment