headerphoto

MBI TATIMET – DHE ‘CEZARIN’

Nga: J. Sergio Fortes dhe Rick Boxx

MONDAY MANNA

Sherbim per komunitetin e biznesit nga “Albania Shalom” Mars 30, 2009


Cdo vit kudo ne bote shteti kerkon nga qytetaret nje bilanc te aktivitetit te tyre financiar gjate vitit te meparshem. Kur ndodhen perballe nje fature te madhe taksash, disa njerez shnderrohen ne bandite virtuale duke u perpjekur te fshehin te ardhurat dhe te shtojne shpenzimet.

Nje person i tille, biznesmen, shkoi ne banke per te kerkuar nje kredi per biznesin e tij. Teksa po i tregonte nepunesit te bankes dokumentat e pagesave te tatimeve, biznesmeni i tha: “Shpresoj qe tatimet e vogla qe une paguaj te mos ndikojne ne vendimin tuaj per kredine. “Pse ma thua kete?” e pyeti nepunesi i bankes. “Po ja, une veproj kryesisht me para kesh – e them sinqerisht! Ne fakt une fitoj me shume para se sa deklaroj ne zyren e tatimeve.” Nepunesi i bankes u pergjigj aty per aty: “Po qe se zyra e taksave nuk mund te kete besim tek sinqeriteti yt, atehere si mund te kem une?”

Askush nuk ndjen kenaqesi kur paguan taksa dhe sejcili ka te drejten e plote, brenda hapesirave te ligjit, qe ta ule sa me shume detyrimin qe ka per te paguar. Pse u dashka paguar me shume nga sa na takon? Megjithate, te pakesosh detyrimin e taksave duke falsifikuar bilancet eshte e pafaleshme pavaresisht se mendojme se mund te na jete bere ndonje padrejtesi.

Ne Bibel, Jezui i Nazaretit, e trajton ceshtjen e taksave ne dy raste. Ne rastin e pare i erdhen per t’i kerkuar “taksen e tempullit” te zones ku Ai kishte lindur. Duke mos banuar aty, Jezui nuk kishte detyrim per te paguar gje. Megjithate Ai i udhezoi dishepujt e Tij qe te paguanin edhe per Te. (Mateu 17:24-27). Ne nje rast tjeter kundershtaret e Tij derguan spiune qe ta kapnin ne flagrance duke vepruar kunder Perandorit. E akuzuan edhe per mospagim te taksave. Ai u pergjigj: “Jepini Cezarit (perandorit) ate qe i perket Cezarit dhe Zotit ate qe i perket Zotit (Luka 20:25)

Lufta per te korrigjuar padrejtesite ne shoqeri – perfshi edhe ato ne fushen e taksave – eshte detyre e cdo qytetari. Por ndryshimet pozitive kerkojne kohe, madje edhe breza te tere. Prandaj, ndersa duhet bere c’eshte e mundur per te kontribuar per ndryshim, nuk mund t’i shmangemi realitetit te perditshem te maredhenieve me Cezarin (shtetin).

Atehere, si duhet vepruar?

Ja disa sygjerime:

Kerko keshille e ndihme profesionale. Per pune taksash konsultohu me specialistet perkates, njerez te perkushtuar ndaj zbatimit korrekt te ligjeve, te cilet jane ne gjendje qe te te keshillojne si te veprosh ne favorin tend pa shkelur ligjet.

Mos u justifiko me idene se “keshtu bejne te gjithe.” Ne ceshtjet e taksave ka gjithmone koncepte te gabuara qe vijne nga mendimet e njerezve si p.sh “Fjala e njerezve eshte fjala e Zotit” apo “ Gabim eshte, por keshtu veprojne te gjithe”. Fjala “te gjithe” nuk eshte justifikim per veprime te paligjeshme, pavaresisht se ndoshta vertet shumica vepron ashtu ne momente te caktuara.

Ki besim ne nderhyrjen e Zotit. Na pelqen te mendojme se jemi vete zoter te biznesit tone, por Bibla na thote se ne jemi vetem menxheret e tij. Pronari i vertete eshte Zoti dhe ai pret nga ne qe te zbatojme me perpikmeri udhezimet e tij edhe ne qofte se keto te fundit na cojne ne pakesim te fitimit material (pagimi i plote i taksave).
Tek Romakeve13:5-6 thuhet, "jeni te detyruar tu neneshtroheni (autoriteteve) jo vetem nga druajtja prej ndeshkimit, por edhe per per arsye te ndergjegjes. Sepse per kete paguani edhe tatimet sepse ata (autoritetet) jane sherbetore te Perendise... “

Ne biznes te gjithe perjetojne padrejtesi me raste. Nganjehere zyra e taksave ta nxin jeten; here te tjera vete rregullat e brendeshme te ndermarrjeve duken te padrejta dhe te pakuptimta. Detyra jone ne treg eshte qe te respektojme autoritetet qe Zoti na ka vendosur siper nesh, por pa u lodhur se luftuari per korrigjimin e te metave.

Reflektim / Diskutim Pyetje

1. A je perballur ndonjehere me probleme te renda ne lidhje me pagimin e taksave? Si ia ke dale t’i zgjidhesh?

1. Cfare mendon per alternativat e shprehura ne kete Monday Manna? Te duken praktike dhe te zbatueshme apo mendon se ka variante te tjera, me te pershtateshme per ty dhe biznesin tend?

1. Cili eshte qendrimi yt ndaj shembujve biblike qe permenden me siper? Si mund t’i zbatosh ato ne kushtet e tua?

1. Si mund tu bindesh autoriteteve shteterore ne nje kohe qe je duke luftuar per te sjelle ne shoqeri ndryshime qe cojne ne korrigjimin e te metave?


SHENIM : Ne Bibel ka edhe pasazhe te tjera mbi kete teme. Mund te shikosh:
Marku 10:42-44; Lluka19:1-10, 22:24-27; Efesianeve 6:5-8; 1 Timoteu 2:1-2

0 komente:

Post a Comment