headerphoto

Alternativa biblike e liderit

MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit nga “Albania Shalom”
Nga: Robert J. Tamasy


Te gjitheve na ka qelluar te punojme per njerez, te cilet, ne cdo rast, kane dashur ta shfrytezojne ne maksimum autoritetin e pozicionit te tyre ndaj nesh. Ata e kane merak te madh te ta bejne vazhdimisht te qarte se ti je aty ku je kryesisht per te permbushur jo vetem qellimet dhe objektivat, por edhe kapricot e tyre. Madje shefi i nje shoqes sime ia pat thene asaj troc fare , “Ti me duhesh vetem qe une te paraqitem sa me mire.”

Prej kohesh struktura hierarkike “nga lart poshte” ka sherbyer si model klasik per maredheniet e biznesit. Megjithate, vitet e fundit, kjo lloj strukture po vihet seriozisht ne diskutim. Nje nga variantet e shumta qe paraqiten si alternative ndaj saj eshte ai qe quhet “te udheheqesh duke sherbyer”. Sipas ketij varianti, drejtuesi eshte i ndergjegjeshem se ai/ajo ka per detyre qe t’i vleresoje vartesit e vet ne pozicionet e tyre individuale dhe te beje qe ata te ndihen kompetente dhe te pavarur ne punen e tyre.

Dikur edhe une pata rastin te njoh nje drejtues te tille. Diten qe u paraqita para tij per te marre punen ne dorezim, ai me tha: “Deshira ime eshte qe ti te kesh mundesi te lulezosh ne punen tende – te behesh ai qe ke enderruar te jesh.” Ne ate cast ndjeva se prekupimi i tij kryesor nuk ishte se cfare do beja une per te, por si do te me ndihmonte ai mua per te permbushur enderrat dhe deshirat e mia. Te punosh nen drejtimin e nje njeriu te tille natyrisht qe frymezohesh per te dhene maksimumin tend.

Gjate kohes qe bashkepunova me David A. Stoddart per te shkruar librin “Thelbi i Mentorizmit”, ne arritem ne perfundimin se ata qe mund te quhen “udheheqes te vertete” jane ne gjendje te prodhojne pasardhes te tyre te denje per kete emer nepermjet kushteve qe u krijojne ketyre te fundit qe te arrijne ne potencialet e tyre maksimale. Asnje lider nuk eshte i perjetshem. Kontributi vertet gjurmelenes i nje lideri duket vetem pasi ai te mos jete me. Vetem atehere mund te shikohet qarte se c’drejtim merr puna dhe nese ka apo nuk ka rritje te panderprere te produktivitetit te saj.

Konceptin modern te “liderit sherbyes”, ne fakt, e gjejme te shprehur qarte dhe shpesh ne Bibel, e cila nderthur pervoja te mijrave vjet te historise se njerezimit. Mesimet e saj mund te zbatohen ne cdo rrethane dhe ne cdo situate, qofshin keto profesionale apo thjesht personale. Ja disa perfundime te Bibles ne lidhje me kete model lidershipi:

  • Liderat duhet te perkujdesen per vartesit. Liderat e vertete mundohen te njohin aftesite dhe talentet e vartesve dhe t’u krijojne atyre cdo mundesi per sukses. “ Mbikqyrni tufen qe Perendise ju ka besuar jo si te detyruar, por me deshire, jo per perfitim te pandershem, por me vullnet te mire dhe jo si zoteronjes mbi ata qe ju jane besuar, por duke u bere shembull per tufen (1 Pjetri 5:2-3).

  • Liderat nuk duhet te perfitojne nga pushteti qe kane per te kenaqur egoizmin e tyre. Kur pozicioni i drejtuesit shikohet si nderim dhe privilegj qe te behet dhe jo si e “drejte qe te takon” te gjithe mund te perfitojne. “…Por mos e perdorni kete liri per te kenaqur natyren tuaj mekatare, por me dashuri t’i sherbeni njeri tjetrit” (Galatasve 5:13).

  • Liderat duhet t’i permbushin pergjegjesite e tyre me perkushtim ndaj vartesve. Njerezit frymezohen e motivohen nga drejtues qe kujdesen per ta sinqerisht dhe qe dine t’u japin prioritetin e duhur interesave dhe nevojave te te tjereve. “ Me i madhi prej jush le te jete sherbetori juaj. Sepse kush do te lartesoje veten, do te poshterohet; dhe kush do te perule veten, do te lartesohet” (Mateu 23:11-12). “ Atehere Ai u ul, i thirri te dymbedhjetet dhe u tha:’ Nese dikush do te jete i pari, le te behet i fundit i te gjitheve dhe sherbetor i te gjitheve’” (Marku 9:35).

  • Liderat e kane mundesine qe te frymezohen nga shembulli i Jezusit. Nese dikush e meritoi vertet nderimin dhe adhurimin si lider, ky ishte Jezu Krishti. E megjithate, Ai erdhi mes nesh me deshiren per te na sherbyer dhe madje dhe per te vdekur ne kryq per te lare mekatet e njerezimit. “ Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qe t’i sherbejne, por per te sherbyer dhe per te dhene jeten e tij si cmim per shpagimin e shume vetave” (Marku 10:45). “ Kush eshte me i madhi, ai qe eshte ne tryeze apo ai qe sherben? A nuk eshte ai qe rri ne tryeze? Por une jam mes jush si ai qe sherben” (Luka 22:27).

Reflektim/Pyetje Diskutim
1. Pershkruaj llojet e drejtuesve per te cilet ke punuar gjate karieres tende.

2. Si do ta portretizoje veten tende ne rolin e liderit?


3. Si te duket koncepti i “liderit sherbyes” ? A e sheh si dicka me vlere apo ke mendimin se te qenit i tille do te pengonte ne permbushjen e detyrave dhe pergjegjesive?


4. Cili nga mesimet biblike ne lidhje me “lidershipin sherbyes” te duket me domethenes ty, personalisht? Cili prej tyre te duket me i veshtiri per t’u zbatuar ne kohen e sotme dhe ne kushtet e punes tende? Mundohu t’i shpjegosh sa me gjeresisht pergjigjet e tua.



Shenim: Nese e ke Biblen dhe ke deshire te shohesh me thelle ne kete ceshtje, atehere drejtoju pasazheve si me poshte:

Xhoshua 24:15; Mateu 6:24; Marku 10:31; Gjoni 12:24-26; Veprat 6:2-7; Efesianeve 6:5-9

0 komente:

Post a Comment