headerphoto

Reflektim në prag të pashkëve

Nga: Randy Alcorn
MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit nga “Albania Shalom”
Prill 6, 2009

(Shenim i botuesit: Ne prag te vdekjes Jezui shqiptoi keto fjale frymezuese: “ Po shkoj t‘ju pergatis nje vend dhe kur t’ja u pergatis vendin, do te ktehem e do t’ju marr prane meje, qe aty ku jam une te jeni edhe ju” (Gjoni 14:2,3).
Meqenese jemi ne prag te Pashkeve, ofrojme kete ese te adaptuar nga libri “Parajsa”, shkruar nga Randy Alkorn, ku ai pershkruan se cfare e ardhme i pret pasuesit e Krishtit.)

* * *

Megjithese me pelqen te shoh peshq oqeanesh ne akuariume, perseri me shqeteson mendimi se ata nuk i perkasin atij mjedisi. Shtepia e tyre nuk eshte aty. Peshqit nuk jane krijuar per ato vazo qelqi; ata jane krijuar qe te notojne ne detin e gjere. Natyrisht peshqit nuk jane te afte te mendojne, por une kam bindjen se instiktivisht ata nuk ndjehen ne shtepine e tyre.
Edhe instinkti im me thote se bota ku po jetojme nuk mund te jete shtepia jone e ameshuar perderisa kjo bote eshte e mbushur me kaq shume padrejtesi, vuajtje, ligesi, smire, urrejtje etj. Ne meritojme nje vend me te mire. Teologu Donald Blush thote: “problemi yne me i madh eshte nevoja per te qene ne strehen tone te vertete – deshira e zjarrte per te pasur nje vater te ngrohte ku te jete i pranishem Zoti.”

Sklleverit kristiane kendonin kengen “Malli per shtepine” (Goin’home to live with God) ku, nder te tjera, pershkruhej se si nje karroce e shkelqyer do t’i conte per atje. Gjithmone, rrugetimin per ne Parajse kristianet e kane identifikuar me rrugetimin per ne shtepine e tyre. Kur Jezui thote se ai po pergatit nje vend per ne, ai e ka fjalen per nje shtepi tonen ne Parajse. “Ne shtepine e Atit tim ka shume banesa… (Gjoni 14:2).

A ke qene ndonjehere ne nje udhetim nga ata ku ndodh qe gjithshka te shpifet dhe ku gjithshka shkon ters? Cila ka qene gjeja e pare qe te ka shkuar ne mend? “Ah, sikur te isha ne shtepine time”! Ne imagjinate te del shtrati i ngrohte dhe i rehatshem, shija e gjelles se gatuar ne shtepi dhe skena te nje bisede te ngrohte familjare ku ti tregon per prapesite e atij udhetimi...
Pavaresisht se sa mund t’i shijojme aventurat larg shtepise, ne fund te fundit, vetem ne shtepi e gjejme prehjen e vertete.”Shtepi, e embla shtepi”, thote populli. Fakti qe e dime qe, nje dite, nje cast, kemi mundesi te kthehemi ne shtepi, na nxit te shkojme larg e me larg. Por udhetimi yne me i rendesishem eshte vete udhetimi i jetes tone ne kete bote. Dhe, si cdo udhetim, sado i larget qe te jete, ai mbart me vete deshiren per t’u rikthyer ne shtepi. Parajsa eshte shtepia qe na pret pas ketij udhetimi. E konceptuar si streha jone me e rehateshme dhe me mikpritese, ajo na nxit te ecim perpara ne jete, te punojme e te ndeshemi me veshtiresite sepse e dime dhe jemi te sigurte se atje, ne strehen e ngrohte, dikush na pret, dikush na therret ne emer, dikush kujdeset per ne.

Sado e ngrohte e mikepritese, shtepia jone e zakonshme, ajo ne toke, nuk ka garanci te perhershme. Njoh shume njerez qe nuk u shkohet ne shtepi per shkak te problemeve qe ndeshin atje. Pergjithesisht, faktet tregojne se shtepia jone ne kete bote nuk eshte plotesisht e sigurte dhe e qendrueshme. Shpesh ajo ta zhgenjen nostalgjine. Kur je larguar per nje kohe te gjate nga shtepia dhe kthehesh prap, ate mund ta gjesh te ndryshuar; ajo mund te jete prishur ose shitur, mund te jete rinovuar ose lene pas dore. Por edhe ti vete, si rezultat i eksperiencave qe ke kaluar, kthehesh me tjeter mentalitet dhe shpesh, me zhgenjim, ve re se si mund te jene transformuar raportet familjare te dikurshme. Has probleme te prones, te trashgimise, probleme me vellane ose motren, bile edhe me prindet, nese ende jane gjalle etj. etj..

Shtepia jone e vertete, ajo ne Parajse, do te kete vetem gjerat me te mira qe mund te ofroje shtepia ne toke; madje te shumefishuara disa here. Kur kjo jete te kete mbaruar dhe kur te kemi mbritur ne boten e amshuar, ne, bijte e Perendise do te kemi vertet mundesine te kthehemi ne shtepine tone pa hasur ne asnje zhgenjim. Sepse shtepia jone ne Parajse nuk digjet kurre, nuk renohet e nuk permbytet. Nuk ka pse te merakosemi se ndoshta, kur te kthehemi, gjerat mund te mos e gjejme ashtu sic i lame. Bota e amshuar nuk zhduket kurre. Vetem ajo i jep kuptimin e vertete konceptit shtepi si vater, ngrohtesi dhe dashuri familjare.

Shpesh une dhe ime shoqe, per Krishtlindje, ne pushime ose mbasdarke kemi kaluar caste te mrekullueshme me miq dhe, duke u ndjere te lumtur, me mend kemi perseritur fjalet: “Ma mire se kaq s’ka ose s’behet”. Pavaresisht nga veshtiresite qe kemi hasur ne jete, ka pasur plot caste te tilla kalimtare kur keto fjale kane tingelluar si te verteta…Por ato nuk jane plotesisht te tilla.
Ne token e amshuar edhe castet me te zakonshme do te jene me te lumtura se castet me te lumtura te kesaj jete, ato caste kalimtare qe, po te kishim mundesi, do te donim t’i konservonim. Por duhet ta dime se ka me mire, shume me mire se kaq. Nuk flitet me per caste kalimtare, qe vijne me pikatore; flitet per nje kohe pambarim e cila kalohet pa friken se jeta mbaron dhe tragjedia godet, se endrat shkaterrohen dhe marredheniet prishen.

Ne u krijuam ne kete bote si misherim i nje personi dhe zoterues te nje vendi. Personi eshte Jezui. Vendi eshte Parajsa. Po ta njohesh Jezuin, Ai do te jete prane teje ne Boten e Ringjallur. Sebashku me Zotin qe aq shume e adhurojme dhe me miqte tane ne do te ndermarrim aventuren finale drejt nje universi te ri, te mrekullueshem qe pret te zbulohet e te dominohet prej nesh. Jezu Krishti eshte ne qender te gjithshkaje. Lumturi quhet ajri qe do te thithim. Dhe, nese serish mendojme se ky ishte kulmi, se me mire se kaq nuk mund te kete – te jeni te sigurt se edhe me shume akoma eshte rezervuar per ju.


Reflektim/Diskutim Pyetje
1. Vertet, numri 23 i Monday Manna kesaj radhe vjen ne nje variant disi te ndryshem, por kjo per faktin se Pashket, festa me e rendesishme e te Krishtereve, po afrohen. Cfare mendon ne pergjithesi mbi ate c’ka na kumton Randy Alkorn?



2. Kur ju ka rastisur te gjendeni diku ne nje vend, qofte edhe te kendshem dhe thelle ne veten tuaj te keni ndjere deshiren per te qene ne vatren tuaj? Mundohu ta pershkruash situaten.

3. A te ka ndodhur qe, per caste te shkurtera ose edhe te gjata, ndersa po kenaqeshit tej mase, t’ju kene shkuar ndermend fjalet : Me mire se kaq s’ka!” Kur i kujton tani keto caste, a mendon per to ne te njejten menyre?

4. Nqs, vertet egziston Parajsa – dhe jeta e perhereshme mbas vdekjes – si ndikon ky konceptim yti (nese ndikon) ne menyren se si ti perqasesh jetes tende te perditeshme? Punes? Jetes shoqerore etj? Mundohu te shpjegohesh ne aresyetimin tend.


Shenim: Ne rast se e ke Biblen dhe deshiron te gjesh pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme, shiko:
Mateu 28:1-20; Marku 16:1-20; Luka 24:1-53; Gjoni 20:1-31

0 komente:

Post a Comment