headerphoto

Dobite e degjimit te vemendshem

MONDAY MANNA
Sherbim per komunitetin e biznesit 
Nga: Rick Boxx

Një trajnuese profesioniste biznesi më tregonte për disa elemente kyçë të komunikimit. Ajo kishte vene re se shumë probleme me të cilat ndeshej gjatë trajnimeve me drejtues të biznesit vinin si shkak i mungesës së aftësive të tyre komunikuese, përfshi dhe dëgjimin e vemendshem te bashkëbiseduesit.

Biseda me trajneren më solli ndërmend raste kur isha marrë me agjentë shitjesh ose sipërmarrës qe, ndonese energjikë dhe tejet aktivë, rreken te hamendësojnë atë që do të thotë tjetri dhe fillojnë të flasin para se ky i fundit të ketë mundësinë të shprehë plotësisht mendimet e veta. Shpesh kam vërejtur se kjo mangësi në dëgjimin e kujdesshëm dhe të plotë i çon ata në marrjen e vendimeve të nxituara, bazuar në informacion të pasaktë ose të paplotë. 

Komunikimi i mirë në biznes na kërkon që të zoterojme dhe të vëmë në zbatim aftësi të forta te dëgjimit aktiv. Dikush mund të ketë dëgjim të shkëlqyer nga pikëpamja fizike, por, gjithsesi, të jetë dëgjues i dobët ne kuptimin komunikues. Dëgjimi fizik është një nga pesë shqisat e njeriut, shpesh një reagim i pavullnetshëm dhe i pavetëdijshëm ndaj valëve të tingujve që godasin daullen e veshit. Për shembull, nëse diçka e rëndë rrëzohet me zhurmë jashtë zyrës, ti e dëgjon – edhe sikur të mos ia vësh veshin. Ndryshe qendron puna me aftësine dëgjuese si komunikim njerëzor. Ajo nënkupton një veprim të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm. Duhet jo vetëm që të dëgjosh si tinguj e fjale ate çfarë po thotë tjetri, por edhe të përpiqesh të dallosh kuptimin dhe synimin e asaj që po thuhet.

Po si mund te dish nëse je ose nuk je nje dëgjues i mirë? Fillimisht reflekto me vetveten mbi pikat e meposhteme:

  • Nëse të vjen dikush me një problem, a i jep atij mundësinë që të paraqesë gjithë informacionin e nevojshëm, apo e ndërpret përnjëherë duke menduar se ia kupton problemin?
  • Nëse dikush të kritikon për diçka, a reagon menjehere duke mbrojtur veten, apo përpiqesh të gjesh nëse ka ndonjë gjë të vërtetë në atë që po të thotë tjetri?
  • Në një diskutim, a fokusohesh tek njerëzit me të cilët po flet, apo të hallakatet mendja në çështje të tjera që s’kanë lidhje fare me bisedën?
  • A përpiqesh në mënyrë aktive që të kuptosh çfarë po të thotë tjetri, përfshi dhe ndjenjat e tij, apo fillon menjëherë të mendosh se ç’do t’i thuash për t’iu përgjigjur?

Tani le t’i drejtohemi Bibles ku Dhiata e Vjetër na ofron disa keshilla të vyera për komunikimin, përfshi dhe aftësinë e te dëgjuarit me urtesi e vemendje: 

Ne Fjalët e Urta (18:13) lexojme: “Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet”. Po në këtë kapitull, na thuhet: “Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës (mendimit, sh.prkth.) së tij” (Fjalët e Urta 18:2). Me fjalë të tjera, mendjelehtëve iu duket se kanë kaq shumë për të thënë, saqë s’shohin asnjë arsye pse të heshtin e t’u vënë veshin me durim e dashamiresi njerëzve të tjerë.

Ne veçanti per biznesmenet, Bibla siguron informacion të vyer për mënyrën se si të jene të suksesshëm dhe si të mesojne t’i vlerësojne njerëzit që drejtojnë dhe klientet te cileve u shërbejnë.
Nëse dëshiron te mirekuptohesh vërtet me klientët, përpiqu t’i dëgjosh ata me vëmendje e deri ne fund. Duket gjë e lehtë, por dëgjimi aktiv kërkon praktikë dhe njëfarë ndjesie përuljeje. Provoje degjimin aktiv herën tjetër, kur të takohesh me ndonjë klient. Rezultati mund të të habisë.

(E drejta e autorit 2009, Integrity Resource Center, Inc.) Përshtatur me leje të “Çaste Integriteti me Rik Boksin,” një komentar për çështjet e integritetit në vendin e punës nga një pikëvështrim i krishterë. Për më tepër informacion për marrjen e Çasteve të Integritetit në adresën tuaj të e-mailit, shkruajini: rboxx@IntegrityMoments.com dhe shkruani “subscribe” [abonim] tek rreshti i titullit, ose vizitoni faqen e tij të internetit, www.integrityresource.org


Pyetje Reflektimi/Diskutimi:
  1. Të vjen ndërmend ndonjë moment në punë, kur t’u duk se dikush nuk arriti të të dëgjonte vërtet, ndonëse ajo që po përpiqeshe të shprehje ishte shumë e rëndësishme? Përshkruaj si u ndjeve në atë situatë.
  2. Si do ta vlerësoje veten si dëgjues: Cilat mendon se janë pikat e tua të forta kur dëgjon të tjerët – po dobësitë?
  3. Ke marrë ndonjëherë trajnim për mënyrën e dëgjimit? A ke menduar ndonjëherë se ky aspekt komunikimi duhet bërë fokus trajnimi i veçantë?
  4. Si mendon, çfarë do të ndodhte po të mësoje si të bëhesh dëgjues më i mirë, jo vetëm në vendin e punës, por edhe në shtëpi?
Shenim: Nëse ke Bibël dhe dëshiron të shqyrtosh pasazhe të tjera në lidhje me këtë temë, shiko vargjet e mëposhtme:
Fjalët e Urta 12:12, 16:23, 17:4, 17:28, 19:20, 20:12, 25:11-12; Jakobi 1:19




0 komente:

Post a Comment