headerphoto

TË GJESH NDIHMË NGA “PRITJA”

MANNA E SË HËNËS
7 Shkurt, 2011
SHALOM MEDIA

Nga Robert D. Foster

Askujt nuk i pëlqen të presë. Nervat na acarohen kur qëndrojmë në radhën e gjatë te kasa në supermarket, kur jemi të detyruar të “zhvishemi” për kontroll në aeroporte, kur shohim me padurim orën që duket sikur nuk ecën  ndërsa presim radhën për vizitë te mjeku në ambulancë ose kur bllokohemi në trafikun e pafund të qyteteve të mëdha. 
Kultura e sotme përshkohet nga ideja e shpërblimit të menjëhershëm. “E dua tani filan gjë!” Teknologjia moderne na ndihmon për shpejtësi në gjithçka sidomos në marrjen e informacionit nëpërmjet internetit, e-mail-it, telefonave celularë etj. Në saje të transmetimeve satelitore, televizioni na jep mundësi që t’i shohim në kohë reale fatkeqësitë e botës. Sot njerëzit më të stresuar janë ata që nuk jetojnë dot pa bërë vazhdimisht diçka. Sipas tyre nuk mjafton vetëm të EGZISTOSH, duhet të BËSH! Kjo ka qenë situata psikologjike në të cilën ndodhesha edhe unë vite më parë.

Por ndodhi që bota ime e qetë dhe e sigurt u shpërbë. Ime shoqe, Bev, nuk ia dilte dot të kujdesej për vilën që kishim në lartësinë malore prej 3000 metrash në Kolorado, kështu që u shpërngulëm në një mjedis më të përshtatshëm në Kaliforninë Jugore. Për mua kjo do të thoshte lënie e pas e një stili jetese 45 vjeçar, klimë dhe jetë urbane e ndryshme, gjetja e një vendi të ri për adhurimin e Perëndisë, krijim i shoqërive të reja dhe, njëkohësisht,  vrarje e mendjes se me çfarë do të merresha në atë vend që quhej Orange County (Orejnxh Kaunti). 

I ndarë nga çdo gjë që kishte të bënte me të kaluarën time të këndshme, në fillim u ndjeva disi i përhumbur. Por Perëndia po e përdorte këtë periudhë për të më tërhequr vëmendjen.

Nuk pata ndonjë vegim hyjnor, nuk pashë ëndërr me Jezusin që bisedonte me mua, por, një mëngjes, Perëndia më foli nëpërmjet Psalmit 37:7. Ai më tha: “Bob, ti ke nevojë të mësosh se si PUSHOSH dhe si të PRESËSH. Këto ishin mësime të rëndësishme edhe për një njeri të moshuar si unë”.

Pushimi ka të bëjë me realitetin faktik, kurse pritja ka të bëjë me premtimin. Pushimi është parimi bazë i shpëtimit të njeriut me anë të Jezu Krishtit. Unë pushoj në mbarim të Kalvarit, larjes së mëkateve të mia nëpërmjet vdekjes së Krishtit “Mbaroi,” tha Ai.  E ç’mund t’i shtoj unë më tepër këtij pohimi të Jezusit? Është më e lehtë të qëndrosh në aktivitet se sa të pushosh. Kjo që them, nuk ka të bëjë fare me punët e përditshme, por me gjakun që Krishti derdhi për mua dhe për ty! Prandaj Ungjilli është kaq i vështirë për t’u kuptuar dhe sidomos për t’u pranuar. 

E vështirë, madje edhe më shumë se pushimi, është pritja. Kjo sepse pritja kërkon durim dhe durimi përgjithësisht mungon te njerëzit që merren me biznes. Por pasuesit e Jezu Krishtit duhet të presin që Ai t’i përmbushë premtimet e Tij. Ajo që unë kam kuptuar është se Perëndia nuk i bën gjërat as shumë herët dhe as shumë vonë. Ai i bën ato në kohën e duhur.

Duhet të presim derisa Perëndia të shfaqë vullnetin e Tij. Ai ka një plan dhe një qëllim për çdo fazë të jetës, përfshi këtu edhe fazën e jetës time në Orange County, Kaliforni. Ndaj ndenja në pritje që Perëndia t’i plotësonte dëshirat e zemrës sime ashtu sikundër premton në Psalmin 37:4, “Gjeje kënaqësinë tënde në Zotin dhe Ai do t’i plotësojë dëshirat e zemrës sate..”  Dikush ka thënë: ”Shpresat e mëdha nuk lindin kurrë në zemrat njerëzore për t’u thyer më pas.”

Ja ku jam, ende duke mësuar, por edhe duke besuar: "Pusho tek Zoti dhe prite Atë me durim” (Psalmi 37:7).

Adaptuar nga “Sfida”, shkruar dhe publikuar nga Robert D. Foster dhe Rick Foster. Lejohet riprodhimi. Për pyetje dhe komente shkruani te: 29555 Goose Creek Rd, Sedalia, CO  80135, U.S.A., ose dërgoni faks te (303) 647-2315.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si reagon kur të duhet të presësh? A ke durim për të pritur apo shtrëngon dhëmbët e mezi pret që të kalojë koha?
  2. A mendon se mjedisi i sotëm, i cili kërkon shpejtësi në gjithçka, e ka rritur padurimin tonë, madje edhe për gjëra shumë të rëndësishme të jetës? Shpjegoje përgjigjen.
  3. Kujto ndonjë rast të freskët kur të është dashur të presësh më shumë nga ç’e kishe parashikuar. Ndoshta edhe tani je në pritje të diçkaje dhe mezi po duron. Çfarë ndjesie të jep të qenit i detyruar të rrish në pritje.
  4. Në qoftë se ke marrëdhënie me Perëndinë dhe beson se Ai është Ati yt qiellor, pse mendon se ndonjëherë Ai na detyron që të presim për të na dhënë përgjigje për nevojat tona dhe nuk vepron menjëherë? 

Në rast se ke dëshirë të shikosh edhe pasazhe të tjerë të Biblës që lidhen me këtë temë, referohu si me poshtë:

Psalme 37:9,34, 46:10; Fjalë të Urta 20:22; Isaia 8:17, 40:31, 49:23; Veprat e Apostujve 1:4-8; Romakëve 8:24-25

0 komente:

Post a Comment