headerphoto

AVANTAZHET E TELASHEVE TE MEDHA

Monday Manna
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
8 Nëntor, 2010

 

Nga: Robert J. Tamasy

Si po të shkon biznesi në këto momente? Po karriera? Ndoshta po të shqetëson fakti që e ardhmja duket e pasigurt… Edhe nëse tani për tani punët duken se po të shkojnë mbroth, prapë se prapë ka shumë të ngjare që gjatë viteve të fundit të kesh përjetuar e kaluar probleme serioze. Në një mënyre ose në një tjeter askush nuk i shpëton dot trilleve të fatit të keq

Gjithkush i koncepton telashet si pasojë e diçkaje të bërë gabim dhe jo si vizitore, të cilët shpesh vijnë vetë, ndonëse të paftuar. Kur punojmë shumë, respektojmë rregullat, veprojmë me mençuri etj, presim si shpërblim begati dhe jo telashe. Por ato krijohen vetvetiu sepse jo gjithçka varet nga ne.

Megjithatë, e vërteta është se telashet mund të jene një mësues i shkëlqyer. Nuk do ta harroj kurrë takimin që pata me një biznesmen të ri në moshe, i cili kishte rastisur të përjetonte në forma të ndryshme pasojat e paragjykimeve raciste. Geraldi i kishte të gjitha gjasat që të shfaqej i hidhëruar dhe i inatosur prej tyre, por ai kishte zgjedhur një mënyrë pozitiviste për t’ju përgjigjur këtij realiteti fatkeq. Ai kishte bërë të veten një moto të cilën e përsëriste shpesh: “Jam mirënjohës për telashet që kam.”

Përballja me telashet e “paftuara”e kishte ndihmuar atë që të forconte së tepërmi karakterin e tij, por gjithashtu i kishte shërbyer edhe si kujtesë për kufizimet e veta, njeri prej të cilëve ishte pamundësia për të  pasur nen kontroll rrethanat që nuk vareshin prej tij. Ky ndërgjegjësim e çoi atë gradualisht drejt një marrëdhënieje të thelle me Perëndinë, marrëdhënie e cila, praktikisht, ia ndryshoi jetën për mire. Si gjatë përballimit të vështirësive ashtu edhe gjatë menaxhimit të sukseseve Geraldi po zbulonte një të vërtetë të thjeshtë: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më jep forcë” (Filipianeve 4:13).

Shumë prej nesh që operojmë në biznes dhe në botën profesionale jemi mësuar që të mbështetemi tek një sërë faktorësh ndihmues: bankat, punonjësit me kualifikim të larte, qëllime të përcaktuara qartë, plane strategjike të bëra mire, përvoja dhe mjeshtëria si dhe tek pasja e financave private të shëndosha. Ne mburremi kur themi se jemi në gjendje të mbështetemi në forcat tona. Megjithatë ka raste kur detyrohemi të pranojmë se edhe përpjekjet tona më të mëdha, së bashku me faktorët ndihmues tek të cilët mbështetemi, nuk janë të mjaftueshme për të kaluar pengesat që na shfaqen përpara. Në raste të tilla mua me vijnë ndërmend fjalët e Jezusit: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5).

Atëherë, si të bëjmë që telashet t’i shohim si mësim dhënëse dhe jo si fatkeqësi? Bibla na jep sugjerimet e mëposhtme:

Telashet e mëdha ndihmojnë në forcimin e besimit dhe kalisin qëndrueshmërinë. Ashtu sikundër dikush ngre pesha gjithnjë e me të renda që të forcoje muskujt, vështirësitë në jetë e në punë na ndihmojnë të forcohemi shpirtërisht. “Ta quani gëzim të madh, o vëllezër të mi kur viheni në sprova të ndryshme, sepse sprova e besimit tuaj zhvillon këmbënguljen. Këmbëngulja duhet ta përfundojë detyrën e saj duke ju bërë juve të pjekur dhe të përsosur, pa asnjë mangësi” (Jakobit 1:2-4).

Telashet e mëdha krijojnë shprese të vërtetë. Mund të shpresojmë që të zhvillohet biznesi në përgjithësi dhe që të forcohet ekonomia e vendit, por shohim se kontributi ynë është tejet i kufizuar për të sjellë ndryshimet që dëshirojmë. Vetem kur shpresa jonë për begati të përgjithshme bazohet në hirin, dashurinë dhe gjithpushtetshmërinë e Perëndisë ne mund të jemi të qete e ta presim të ardhmen me gëzim. “…por gjejmë gëzim edhe në shtrëngimet sepse e dimë se shtrëngimi prodhon këmbëngulje, këmbëngulja karakter të forte dhe karakteri shprese. Dhe shpresa nuk na zhgënjen sepse Perëndia ka derdhur dashurinë e Tij në zemrat tona me ane të Frymës së Shenjte që na ka dhënë” (Romakeve 5:3-5).

Telashet e mëdha na kujtojnë se kush i ka vërtet gjerat nen kontroll. Në botën e sotme, tërësisht pragmatike, ka shumë gjase që të mos e vesh re ndikimin e Perëndisë në gjithçka që ndodh. Bibla na siguron se Perëndia është i gjithëpushtetshëm, krejtësisht në kontroll të gjithçkaje dhe zbaton planet e Tij hyjnore. “Dhe ne e dimë se gjërat bashkëveprojnë për mire për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij ” (Romakeve 8:28).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i “ Leaders Legacy, Inc.”,  një shoqate jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë profesioniste prej më shumë se 38 vjetësh, ai është autor i librit “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe bashkautor me David A. Stoddard në veprën ”The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

 

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si do ta përshkruaje në përgjithësi situatën në punë? A të shkojnë mire punët? Nëse jo, çfarë telashesh po të shqetësojnë?
  2. Është e lehtë të menaxhosh suksesin, por karakteri yt vihet në provë të vërtetë vetem kur të duhet të menaxhosh vështirësitë dhe telashet. Si vepron në këto raste?
  3. A ke pasur ndonjë rast të ngjashëm me atë të Geraldit, biznesmenit që përshkruhet në këtë Manna të së Hënës, kur me plot gojën të kesh thënë: “Faleminderit për telashet”? Mundohu ta shpjegosh sa me gjerë përgjigjen.
  4. A pajtohesh me pohimin se në rast se ne kemi një perspektive të qartë për jetën tonë, ne mund dhe duhet t’i shohim vështirësitë e telashet me shume si miq se sa si kundërshtarë. Pse, ose pse jo? Ku hyn Perëndia në këtë ekuacion?

SHENIM: Nëse e ke Biblën dhe do të deshe të lexoje pasazhe të tjerë që kane lidhje me këtë teme, shiko vargjet si me poshtë:

Fjale të Urta 16:9, 19:21, 20:24, 27:21; Romakeve 8:35-39; 1 Korintasve 1:3-7

0 komente:

Post a Comment