headerphoto

SUKSESI NË BIZNES: FAT, APO PUNË?

Nga: Robert D. Foster
MANNA E SË HËNËS
Shërbim për Komunitetin e Krishterë
26 Tetor, 2009
Shalom Media

Shumë vetë e kanë dëgjuar thënien e Dave Thomas (Dejv Tomas), themeluesi i zinxhirit të restoranteve të famshëm Wendy’s (Uendi): “Sa më shumë kam fat, aq më shumë më duhet të punoj”. Një nga publicistet e mi më të preferuar, Harvey Mackay (Harvei Mekkei), këtë ide e shpreh disi më ndryshe: “Fat? Kurrsesi jo! Biznes i rregullt - të ndërmarrësh risqe, të jesh krijues, të njohësh tregun dhe të dish të reagosh në kohën dhe mënyrën e duhur ndaj kërkesave të tregut - ky është burimi i përditshëm i atij që quhet fat. Ju siguroj për këtë!”
A ishte fati që e shndërroi Koka Kolen nga një medikament jo fort efikas kundër dhimbjes së kokës në një pije të sukseseshme që tashmë konsumohet në të gjithë botën? Po ideja që në vend të kopsave të përdoreshin mbërtheckat metalike tek xhinset Levi Denim, a ishte thjesht një gjetje fatlume në përgjigje të nevojës së tregut për pantallona minatorësh?
Apo ishte fati ai që, 56 vjet më parë, ndihmoi kompaninë Swanson t’ju gjente përdorim 260 tonëve me mish gjeldeti të mbetur në frigorifer? Ideja i erdhi njërit prej nënpunësve të marketingut të Swanson Company, i cili kujtoi kohën e shërbimit ushtarak dhe tabakatë me tre ndarje që përdoreshin atje për shpërndarjen e ushqimit. Këtë lloj tabakaje ai e adoptoi për të servirur në tregun e gjellëve të gatëshme një porcion mish gjeldeti nga ai i frigoriferit dhe dy porcione kontornosh të ndryshme. Nuk kaloi shumë kohë dhe tabakaja me disa ndarje u fut në përdorim kudo ku paraqitej nevoja për të tregëtuar ose servirur ushqim të parapregatitur.
Ashtu siç kanë theksuar që të dy, Dave Thomas dhe Harvey Mackay “fati” në biznes dhe, përgjithësisht, në sfidat që ndërmerr njeriu, nuk është gjë tjetër veçse një produkt shoqërues i punës këmbëngulëse dhe i nuhatjes për të kapur dhe shfrytëzuar çdo rast që mund të paraqitet.
Bibla është e mbushur me shembuj situatash që e mbështesin këtë mendim:
Ishte “fat” që dashi ngeci në një ferrë në majë të malit Moriah dhe u bë ai (dashi) - dhe jo Isaku - kurban për sakrificen e Abrahamit ndaj Perëndisë? (Shiko Zanafilla 22:13). Ishte thjesht “fat” që Jozefi u bë kryeministër i Egjiptit dhe iu dha mundësia të ndihmonte popullin e Izraelit gjatë periudhës së urisë, siç tregon Zanafilla 45:8? Ishte “fati” që ata u ndodhën në vendin e duhur në kohën e duhur kur ujrat u tërhoqën në mënyrë që fëmijët e Perëndisë të ecnin në tokë të thatë, siç tregon Eksodi 14:19?
Padyshim – instinkti, koha e veprimit, kushtet e tregut dhe puna këmbëngulëse janë të gjitha pjesë të formulës për sukses, por unë desha të shtoja edhe diçka tjetër: rolin e Udhëheqjes Hyjnore ose Providencës, emër ky i përdorur rëndom nga pelegrinët, të cilët morën guximin të niseshin nga Anglia drejt brigjeve të Botës së Re.
Perëndia është Ai që i thur të gjitha ngjarjet që iu ndodhin njerëzve, si ato morale ashtu edhe ato fizike në mënyrë që t’ju bëje atyre të njohur qëllimet e Tij. Fakti që ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë atë plotësisht, na shtyn të mendojmë për “fat”, por në të vërtetë, gjithshka që ne konsiderojmë fatlume është mirësi, drejtësi dhe dashuri e Perëndisë për njeriun që përpiqet.
Ja se si na e perkufizon këtë Bibla, “ Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perendinë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të Tij" (Romakëve 8:28).
Reflektim/ Diskutim/ Pyetje
  1. Sipas përvojës tënde, çfarë roli luan “fati” në të qënit të sukseshëm në punë e në fusha të tjera? Thuaj ndonjë shembull që e mbështet pikëpamjen tënde.
  2. Pavarësisht se ata e shprehin mendimin e tyre në mënyra të ndryshme, si Dave Thomas ashtu edhe Harvey Mackay duket se janë dakord me idenë se njerëzit sa më shumë punojnë aq më me “fat”. Çfarë mendon në lidhje me këtë? Shpjegoje përgjigjen tënde.
  3. Robert Foster citon shembuj biblike të situatave të cilat në vështrim të parë duken sikur janë produkt i fatit. Si të duken ty këto situata?
  4. Z.Foster e mbyll shkrimin e tij duke theksuar se ai beson në Providencën e Perëndisë, në udhëheqësinë e Tij dashamirëse për punët e përditëshme të njerëzimit. A je dakord? Pse, ose pse jo?

SHENIM: Në rast se e ke Biblën dhe dëshiron të lexosh pasazhe të tjera në lidhje me këtë temë, shiko vargjet si më poshtë:
Psalme 37:4-5; Fjalë të Urta 3:5-6, 10:4. 12:11; Jeremia 29:11,13; 2 Thesalonikasve 3:10

0 komente:

Post a Comment