headerphoto

TE SHFRYTEZOJME NE MAKSIMUM TALENTET DHE AFTESITE TONA

Nga: Jim Mathis (Xhim Methis)
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Gusht 24, 2009
Shalom Media


Po lexoja biografine e William Henry Fox Talbot (Uilliam Henri Foks Talbot), nje nga njerezit qe kane kontribuar ne shpikjen e fotografise. Jeta e ketij anglezi (1800-1870) eshte vertet interesante. Pronar tokash dhe anetar i parlamentit anglez, ai njihet si shpikesi i procesit te stampimit ne leter te fotografive dhe si botuesi i librit te pare te ilustruar me fotografi. Ai ishte edhe matematicien.

Autori i biografise se Talbot-it thekson se ne ate kohe ishin te shumte ata qe arrinin te benin gjera me vlere megjithese iu mungonin shume mjete qe ne shoqerine e sotme konsiderohen si absolutisht te domosdoshme.

Si kane mundur njerez te asaj kohe te arrinin kaq shume? Ndoshta nje pjese e pergjigjes se kesaj pyetjeje qendron ne faktin se ne shoqerine moderne eshte ulur ndjeshem niveli i aftesise se njeriut per tu perqendruar per nje kohe te gjate mbi dicka. Vitet e fundit kam vene re se une vete nuk ndjehem i qete pas disa minutash perqendrimi. Kohe e pa kohe kontrolloj posten elektronike, cohem disa here te pi kafe dhe, shpesh e me shpesh, mendja me fluturon ne gjera krejt te tjera. Eshte bere vertet shume e veshtire te arrish te perqendrohesh per ore te tera mbi nje gje te vetme.

Talbot-i nuk kishte as e-mail dhe as telefon qe t’ja nderprisnin mendimin kohe pas kohe. Ai nuk i kalonte mbremjet duke pare televizor. Nuk i duhej te harxhonte as kohe dhe as energji me faqe interneti e te tjera si keto. Koha rridhte ngadale dhe pa shume kerkesa. Kjo i jepte atij mundesi te kalonte ore e, madje, dite te tera i perqendruar mbi gjetjen e zgjidhjeve per probleme shume komplekse.

Sot, te arrish te kryesh disa detyra njeheresh, konsiderohet nje aftesi teper e vecante. Ne te vertete, te kryesh shume detyra njeheresh do te thote te mos i kushtosh asnjeres njeqind per qind te kohes. Shumica e jone kete gje ben, vrapon mbas shume gjerash duke mos u perqendruar plotesisht ne asnjeren prej tyre.

Disa vjet me pare vendosa ta percaktoja perfundimisht veten si fotograf, muzikant dhe shkrimtar. Kjo donte te thoshte se nuk mund t’i kushtoja me kohe kopeshtarise, lojes se golfit ose gdhendjes se drurit. Duke i kufizuar fushat e veprimtarise besoj se mund te arrij shume me teper ne nje fushe te caktuar.

Ne Kolosianeve 3:23 thuhet, “Dhe cdo gje qe beni, ta beni me gjithperkushtim, si per Zotin dhe jo si per njerezit.” Per mua “me gjithperkushtim ” do te thote te perqendrosh ne ate qe ben gjithshka tenden, pa u hallakatur.

Japonezet kane nje fjale, “muda”, qe do te thote pa dobi ose, thjesht, humbje kohe. Nganjehere eshte e veshtire ta dish nese je apo nuk je duke e cuar kohen dem. Te merresh me sport nje mbadite, valle e ke cuar kohen dem? Po nese sportin e luan me dike me te cilin mund te bisedosh edhe per interesa pune apo biznesi? Po ne rast se ne sportin qe praktikon je ne nivel te larte dhe vetem ca stervitje me shume mund te coje drejt nje medaljeje?

Me tej akoma: per mendimin e disave, te merresh p.sh. me muzike eshte humbje kohe, por une do te thosha se, perderisa Zoti me ka pajisur me pasion per muziken, te mos merrem me te do te thote te tregoj mosbindje ndaj Tij dhe ndoshta Zoti mund ta konsideroje kete si shperdorim nga ana ime te nje dhurate qe Ai me ka bere.

Prandaj, vetem duke pasur parasysh se kush jemi, si dhe pse na ka krijuar Zoti dhe se cili eshte qellimi i jetes tone, mund te percaktojme drejt se ku duhet t’i perqendrojme energjite dhe si ta shfrytezojme sa me mire kohen.


Shenim: Jim Mathis ka nje studio te fotografise artistike ne Overland Park, Kansas.Me pare ai ka qene drejtor ekzekutiv i CBMC ne Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A je njemendje me idene se pavaresisht nga moria e mjeteve qe ka ne dispozicion, njeriu i sotem nuk eshte ne gjendje te beje ato qe qe jane bere ne te kaluaren nga individi? Pse,ose pse jo?
  2. A je nga ata qe kryejne shume pune njeheresh? Ndjen kenaqesi dhe madje krenari per kete? Shpjegoje pergjigjen tende.
  3. A e ke vene re, ashtu sikunder Jim Mathis, se nganjehere e ke te veshtire te perqendrohesh per nje kohe te gjate ne je gje te vetme? Cilat mund te jene disa menyra per ta mposhtur shperqendrimin dhe per t’u fokusuar me mire ne kryerjen perfekte te nje detyre te caktuar.
  4. Ne rast se do ta mbaje parasysh me mire idene qe shprehet tek Kolosianeve 3:23 – “te punosh si per Zotin dhe jo si per njerezit” – a mendon se mund te kishte ndonje ndryshim pozitiv ne qendrimin tend ndaj punes, ndaj familjes dhe miqve, madje edhe ne menyren e kalimit te kohes se lire?

SHENIM: Nese do te deshiroje thjesht te lexoje ose edhe te hyje ne diskutim per pjese te tjera te Bibles lidhur me kete ceshtje, drejtoju pasazheve si me poshte:

Fjale te Urta 10:5, 12:11, 18:9; Predikuesit 9:10; 1Korintasve 7:20-24; Efesianeve 6:5-8; Kolosianeve 3:17

0 komente:

Post a Comment