headerphoto

MENYRA E TE MENDUARIT SJELL NDRYSHIMIN

Nga: Rick Boxx

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Gusht 17, 2009
Shalom Media


Situatat e sotme ekonomike ma kane perforcuar edhe me tej mendimin se te arrish te mbash qendrimin e duhur shpirteror dhe emocional ne kohen e duhur eshte shume e rendesishme. Ne turbulliren ekonomiko-sociale qe eshte krijuar, biznesmenet kane vetem dy mundesi: ose te behen pjese e krizes duke frenuar rritjen dhe duke rrudhur aktivitetin e tyre ose ta shohin katastrofen aktuale si nje shkak per sfida te reja.

E ardhmja e bizneseve mund te jete me e mire ose me e keqe ne baze te menyres se si ato do te reagojne ne raport me mundesite qe u permenden me siper. Nga vezhgimet e mija del se ata biznesmene qe i lene menjane ankthet dhe me agresivitet iu futen aktiviteteve te reja, arrijne ta perballojne shume mire furtunen e krizes. Ne shumicen e rasteve duhet te priremi nga mendimi se ajo qe humbi humbi, por ka ende shume per te fituar.

Ne Bibel, tek Filipianeve 4:6-7 thuhet, “Mos u shqetesoni per asgje, por, ne cdo gje, ia parashtroni kerkesat tuaja Perendise me ane lutjesh dhe pergjerimesh, me falenderim. Dhe paqja e Perendise, qe ia tejkalon cdo zgjuaresie, do te ruaje zemrat tuaja dhe mendjet tuaja ne Krishtin Jezus.”

Ne kushtet kur bursat bien dhe prodhimi e shitjet pakesohen, te thuash “ Mos u shqeteso” dhe nga ana tjeter te arrish vertet te mos shqetesohesh, jane dy gjera te ndryshme. Por ne pasazhin nga Bibla theksi vihet tek zevendesimi i ankthit ne pergjithesi me besimin tek Zoti, me nevojen per t’ja shprehur Atij lutjet, kerkesat dhe meraqet tona.

Ky zevendesim behet me sukses vetem ne rast se arrijme ta ndjejme e ta kuptojme se Zoti kontrollon gjithshka dhe se Ai kerkon per ne me te miren. Po nuk e besove kete, atehere eshte eshte e veshtire te perjetosh “paqen e Zotit, e cila tejkalon cdo zgjuaresi.” Te gjithe duam te kuptojme sa me mire se si i Gjithefuqishmi vepron ne te mire te popullit te Tij, sidomos ne rrethana te cilat duken te pamundura. Dhe pikerisht kjo na sjell tek esenca e besimit: Te besosh edhe atehere kur gjithshka duket e pabesueshme. Te besosh edhe atehere kur gjithshka ne te cilen ke besuar dhe je mbeshtetur te eshte permbysur. Ne shkrimet e Shenjta nje parim baze mbizoteron – Zoti eshte i qendrueshem dhe i pagabueshem. “Kurre nuk do te te le, nuk do te te braktis”, premton Ai tek letra drejtuar Hebrejve 13:5.

Pasazhi vazhdon me tej me nje pergjigje ndaj ketij premtimi “Keshtu mund te themi me plot besim: “Perendia eshte ndihmuesi im dhe une nuk do te kem frike; e c’mund te me beje njeriu!?” (Hebrejve 13:6). Pse? Sepse, sic thuhet dy vargje me poshte: “Krishti eshte i njejte dje, sot e perjete”(Hebrejve 13:8). Keto fjale te Bibles mua me kumtojne mesazhin se pavaresisht se ne cfare situatash ndodhemi, pavaresisht se sa e rende mund te behet gjendja ekonomike, Zoti eshte gjithmone aty, i gatshem te na pergjigjet e te na dale krah.

Edhe tek Filipianeve, apostulli Pal nenvizon rendesine e te menduarit ne menyre pozitive. Mbasi na keshillon te mos kemi frike, ai shkruan, “Se fundi, vellezer, te gjithe gjerat qe jane te verteta, te gjitha gjerat qe jane te ndershme, te gjitha gjerat qe jane te drejta, te gjitha gjerat qe jane te pastra, te gjitha gjerat qe jane te dashura, te gjitha gjerat qe jane me fame te mire - ku ka ndonje virtyt dhe ku ka ndonje levdim - per keto mendoni” (Filipianeve 4:8).

Nese keto kohet e fundit ke pasur shqetesime ne pune, ndalu per nje cast dhe reflekto mbi fjalet e mencura te Palit dhe premtimet qe behen ne letren drejtuar Hebrejve. Ndjesia e besimit, e shoqeruar me lutje, falenderime dhe paqetim, eshte shume me e mire se sa ndjesite e ankthit dhe shqetesimit.



Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si do ta pershkruaje menyren tende te te menduarit ne kete periudhe veshtiresish ekonomike?
  2. Si te duket sygjerimi se kjo periudhe duhet pare si periudhe oportunitetesh te reja dhe jo si periudhe kur duhet te ndiqet rryma e pergjitheshme e pesimizmit?
  3. Rick Boxx citon keshillen biblike “mos u shqeteso per asgje.” A mendon se kjo keshille eshte realiste dhe e mundeshme per t’u zbatuar ne kushtet e pasigurise dhe madje te kaosit? Shpjegoje pergjigjen tende.
  4. Ideja e “te menduarit ne menyre pozitive”, e perdorur ne kete ese, nuk eshte thjesht nje keshille me teper per motivim ne jete nga ato qe japin sociologet, por nje thirrje per te besuar te Zoti, per te zevendesuar mentalitetin dekurajues me besimin tek kujdesi i Tij ateror. Perpiqu te hedhesh ne diskutim kete ide dhe zbulo se si ti vete reagon ndaj saj.


SHENIM: Nese e ke Biblen dhe do te dish me shume per kete teme, lexo pasazhet e meposhteme:

Romakeve 5:3-5; 2 Korintasve 4:16-18, 5:7; 1 Thesalonikasve 5:16-18; Jakobi 1:2-8

0 komente:

Post a Comment