headerphoto

TE KENAQESH ME AQ SA KE, PA PASUR NEVOJE PER ME SHUME

Nga: Robert D. Foster

MANNA E SE HENES

Sherbim per komunitetin e krishtere
Korrik 27, 2009
Shalom Media

Nje psikolog i njohur, specialist psikoterapie per njerezit qe kane probleme financiare, thote se puna e tij po lulezon per shkak te renies se te ardhurave te klienteve te tij. Psikologu deklaron se gjate 30 vjeteve nuk ka qene kurre kaq i ngarkuar me pune dhe se te pasurit nuk kane qene kurre kaq shume te frikesuar sa tani. "Ata mendojne se kjo krize do te zgjase pergjithmone."

Shume studime kane treguar se ne boten Perendimore ekonomia dhe paraja jane nder faktoret kryesore te stresit per 8 ne cdo 10 vete dhe ,ata qe jane me te pasurit, nuk perjashtohen prej kesaj.

Studjuesi Richard Peterson tregon per nje klient "te ardhurat neto te te cilit ishin rreth 400 milion dollare dhe tani kane rene ne 200 milione. Nga qendrimi i tij emocional mund te arrish ne perfundimin se ai ndjen se per pak kohe do te perfundoje ne basifondet e shoqerise. Personi ne fjale eshte i shqetesuar sepse nuk mund te perdore me aeroplanin e tij privat! Ai ndjehet i shkaterruar sepse tani i duhet te udhetoje me linjat ajrore te zakoneshme (doemos ne klasin e pare)!"

Qetesimi i shpirtrave te njerezve tmerresisht te pasur. Moto kryesore e tregut te shekullit te 21-te duket se eshte: "Jete, liri dhe pasja e dickaje me teper."
Krahasoni kete moto me mentalitetin qe sygjeron Bibla: "Je i bekuar kur je i kenaqur ashtu sic je dhe me ate cfare ke - as me pak e as me shume. Ky eshte casti kur vetja te duket pronar kryelarte i gjitheshkaje qe nuk mund te blihet me para." (Mateu 5: 5, Mesazhi).

Nje biznesmen i pasur nga Medison Avenju ne Nju Jork po shetiste fillikat ne breg, prane nje lagjeje peshkataresh. Ai pa nje peshkatar qe rrinte shtrire prane barkes se tij. Lekuren e kishte gjyre bronxi e te rrahur nga dielli e era e detit. Dukej se nuk kishte asnje ngutje per te filluar punen. Kureshtar per kete pamje rehatie te peshkatarit, biznesmeni e pyet:

"Pse nuk je duke peshkuar ne kete ore?"
"Sepse kam zene boll per sot," u pergjigj ai.
"Po pse nuk ze edhe me teper?" vazhdoi biznesmeni.
"E c'ti dua?"
"Po ja, mund t'i shesesh, te fitosh me shume para dhe te blesh edhe nje barke tjeter; pastaj me te mund te shkosh me tutje neper oqean, te kapesh peshq me te medhenj e, pasi t'i shesesh, te blesh rrjeta najloni e keshtu me rradhe. Brenda nje kohe te shkurter do kesh nje flote te tere anijesh peshkimi dhe do te behesh i pasur si une."
Peshkatari u mendua per nje cast dhe pyeti: "Po pastaj?"
"Pastaj rri rehat dhe shijo jeten!"
"Me duket se ate po bej!" u pergjigj veterani i vjeter i detit.

Etja per te pasur sa me shume. Ne Medison Avenju dhe ne qendrat e medha tregetare boterore preokupacioni kryesor eshte: "Me shume para - Me shume pasuri - Me shume fame! "Ky eshte nje cikel i pafund e i pandalshem qe prodhon lakmi dhe pangopshmeri - por edhe shume ulcera te stomakut dhe pushime zemrash.
Kesaj psikoze i veme perballe ate c'ka shkruan Apostulli Pal: "une jam mesuar te jem i kenaqur ne gjendjen qe jam" (Filipianeve 4:11).

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Cilat kane qene raportet e tua emocionale me veshtiresite qe ka shkaktuar krizen financiare globale gjate ketyre muajve te fundit? A je ndodhur ne gjendjen e atyre personave qe pershkruan psikologu te cilet kane pranuar se s'kane qene kurre me te trembur? Pse ose pse jo?
  2. Ne c'menyre je prekur nga veshtiresit ekonomike. Cfare te eshte dashur te besh?
  3. Ne historine e biznesmenit dhe peshkatarit, me cilin prej tyre identifikohesh me kollaj? Shpjegoje pergjigjen tende.
  4. Dy vargjet e Biles te cituara ne kete Manna te se Henes perdorin termin "te jesh i kenaqur. C'kuptim ka ky term per ty? A e ke perjeuar nje gje te tille dhe ne c'mase? A eshte "te qenit i kenaqur" nje qellim realist ne boten e ndryshueshme te shekullit te 21-te? Nese po,atehere cfare hapash duhet te ndermerren per t'ia arritur kesaj?

SHENIM: Po ta kesh Biblen dhe kerkon te thellohesh me shume e kete teme, atehere drejtoju vargjeve si me poshte:

Mateu 6:19-34, 13:44-46; Marku 10:17-31; Lluka 12:13-21; 2 Korintasve 8:1-15, 9:6-15

0 komente:

Post a Comment