headerphoto

Te zhdukesh zhurmat qe te rrethojne

Nga: Robert J. Tamasy
MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e krishtere
Korrik 13, 2009
Shalom Media

Jetojme ne nje bote zhurmash, ne nje kakofoni mediash qe turbullojne mendjet dhe mesazhesh qe konkurojne njeri tjetrin. Ringtonet e celulareve na lajmerojne per thirrjet telefonike; kompjuterat, me sinjalet e tyre zanore, na njoftojme se na mberriti posta elektronike; pajisjet MP3 dhe iPod-et na bejne serenate me melodite tona te preferuara; televizoret dhe radiot uturojne, jo me zhurme aeroplanesh turbo, por me vorbulla fjalesh pa fund. Asnjehere me pare ne historine e njerezimit nuk eshte thene kaq shume per kaq pak.

Jepja lenden e Komunikimit ne Biznes. Ne kurs diskutonim per faktin se llojet e ndryshme te zhurmave mund te jene penguese per nje komunikim efektiv ne grup ose edhe koke me koke. Nje kercitje e forte dhe e papritur, jashte vendit ku jane mbledhur njerezit, e nderpret diskutimin midis tyre. Sirenat, zhurma e trafikut e te tjera si keto jane gjithashtu shqetesuese. Nganjehere edhe nje karrike qe kercet ne sallen e mbledhjes ta prish rrjedhen e mendimit dhe te te folurit.

Por ka edhe nje tjeter kategori “hurmash” qe ndikojne negativisht ne menyren se si ne zbatojme pergjegjesite tona ndaj punes. Frikerat dhe shqetesimet na e mbushin koken me mendime te mbrapshta. Streset e punes shkaktojne pakesim te aftesise per te menduar ne menyre novatore. Cmira, zemerimi, hidherimi dhe xhelozia krijojne ne mendjet tona “hurma”qe na pengojne serizisht per te menduar dhe vepruar pozitivisht.

Megjithese ndjehemi te dhunuar nga pushteti i kesaj “zhurme”–te brendeshme ose te jashteme - pergjithesisht jemi mesuar te bashkejetojme me te. P.sh. Kur hyjme ne nje dhome ku nuk pipetin asgje, nuk ndihemi rehat; vetvetiu kerkojme dicka, cfaredo qofte ajo, qe ta thyeje ate qetesi. Zhurma mund te jete bezdi, por ne kemi kohe qe e kemi harruar se si mund te ishte jeta pa te. Qetesia dhe paqa mendore nuk jane me cilesite e jetes ne te cilen jemi zhytur e… mbytur.

Eshte per te ardhur keq qe ka ndodhur keshtu sepse, shume here, ne ndjehemi vertet krijues vetem kur kridhemi ne hapesirat e qetesise. Idete dhe vizionet kerkojne kohen dhe hapesiren e tyre qe te ngjizen, te piqen e te lindin. Vetem ne qetesine tone te patrazuar mund te ndajme sakte “te rendesishmen” nga e “parendesishmja” dhe te diferencojme drejt “madheshtoren” nga ajo qe vetem duket si e tille.
Bibla flet mbi dobite e largimit nga zhurma per te menduar, medituar e reflektuar ne menyre qe te karikojme baterite tona mendore, emocionale dhe shpirterore:

Largimi nga zhurma na ndihmon te rivendosim rendin e prioriteteve tona. Pse jemi ketu ku jemi? Pse bejme ate qe po bejme? Keto jane pyetje te ligjshme ne procesin e zbulimit te motivimeve tona te brendeshme, por, ne vorbullen e dites plot ngarkesa,
eshte veshire te ndalemi e te gjejme kohe dhe hapesire per t’ dhene atyre pergjigjet e duhura.
“Ndaluni dhe pranoni qe jam Perendi”(Psalmet 46:10).

Largimi nga zhurma na krijon mundesine per te perftuar urtesi hyjnore. Nuk ka burim me te mire se sa fjala e Zotit per frymezim me urtesine qe duhet per te zgjidhur probleme te veshtira . “Rri ne heshtje para Zotit dhe prite Ate...Ki shprese te patundur tek Zoti dhe ndiq rrugen e Tij”(Psalmet 37:7, 34).

Largimi nga zhurma na mundeson te reflektojme mbi ato parime qe sigurojne suksesin. Si kryestrateg, Zoti ka percaktuar parimet perkatese per jeten dhe punen. Keto parime jane konsoliduar ne rjedhen e shekujve. Kemi nevoje qe t’u referohemi atyre me shpesh. “Ky liber i ligjit mos u ndafte kurre nga goja jote, por mendohu per te dite e nate, duke kerkuar te veprosh simbas te gjitha atyreve qe jane shkruar sepse atehere do te kesh sukses ne veprimet e tua." (Jozueu 1:8).

Largimi nga zhurma na jep kohen e duhur per te riafirmuar bindjet tona. Ndoshta shume prej bemave skandaloze te disa drejtuesve te larte mund te ishin parandaluar ne rast se keta te fundit, ne vetmine e tyre, do te kishin gjetur kohen per te reflektuar paraprakisht mbi qellimet dhe sidomos pasojat e veprimeve te tyre. “Rrini zgjuar dhe lutuni qe te mos bini ne tundim. Shpirti ashtu ja u do, por trupi eshte i dobet." (Mateu 26:41).


Reflektim/Diskutime Pyetje


  1. A pajtohesh me idene se jeta dhe puna e sotme na ka rrethuar me “hurma”? Pse, ose pse jo?
  2. Cfare lloj zhurmazh jane vecanerisht shqetesuese per ty?
  3. A te ka shkuar ndonjehere nder mend te terhiqesh menjane nga zhurma e vazhdueshme e jetes se perditeshme. Ne se po, si e ke bere kete? Ne c’ase te ka sherbyer?
  4. Cilat nga aresyet qe paraqiten ketu te duket me e justifikuara persa i perket domosdoshmerise qe, ne menyre periodike, duhet te largohesh nga zhurma qe te rrethon dhe te meditosh ne paqe e qetesi ?

SHENIM: Ne rast se e ke Biblen dhe do deshiroje te lexoje edhe me teper ne lidhje me kete teme, shiko pasazhet si me poshte:

1 i Mbreterve 19:11-18; Psalmet 119:33-40; Jeremia 33:1-3; Romakeve 12:2; Filipianeve 4:8,9

0 komente:

Post a Comment