headerphoto

Koha per te rikujtuar Rregullin e Arte

Nga: Robert J. Tamasy
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Tetor 12, 2009
Shalom media


Nje dite biznesi ne kohen e sotme mund te pershkruhet si vazhdim i nje rendjeje te etheshme mbas fitimit: te fitosh klientin, te fitosh tregun, te fitosh mbi konkurencen. Cdo dite bursat shpallin fitimet dhe humbjet. Ne nje kohe kur kriza ekonomike nuk lajmeron ende ndonje permiresim te dukshem, jane te shumte ata qe nuk fitojne. Si pasoje e pushimeve masive nga puna, kredive te nderprera, investimeve te humbura etj., individe dhe e familje te tera mezi arrijne te paguajne faturat e perditeshme te kostos se jeteses.

Ndoshta tani eshte koha me e pershtateshme qe biznesmenet dhe profesionistet ne fushen e biznesit t’i drejtohen serisht “Rregullit te Arte”. Mund t’ju kujtohet se per here te pare ky rregull i arte permendet ne Testamentin e Ri te Bibles ku apostulli Pal citon Jezusin qe thote: “Ka me shume lumturi te japesh se sa te marresh” (Veprat 20: 35)

Megjithese disa cinike duan te thone se ne kohen e sotme Rregulli i Arte eshte transformuar dhe ka marre kuptimin “Kush ka arin vendos rregullin”, parimi baze i tij mbetet i vertete edhe per kete shoqeri te ngerthyer nga materializmi dhe konsumizmi. Ndonese bujaria eshte gjithmone e me e rralle, eshte interesante te konstatosh se si edhe sot e kesaj dite “dhenia” shpesh paraqitet shume me teper shperblyese se “marrja”.

Kur japim, bejme qe te tjeret te gezojne ndihmen e nevojshme, por njekohesisht edhe ne marrim dicka shume te rendesishme: sadisfaksionin shpirteror te faktit qe ne jemi zgjedhur nga Perendia per te percjelle ndihmen e Tij. Pra edhe ketu del fjala “fitim”, por ky eshte nje fitim shume me i madh se fitimi material.

Edhe dicka tjeter: ne kete proces (te dhenies) ne behemi te ndergjegjshem se nuk do ta kishim mundesine e “dhenies” po te mos kishim pasur edhe ne ndihmen e te tjereve pergjate rrjedhes se jetes dhe punes tone. Pra, t’u ofrosh te tjereve ndihme ne forme materiale, keshillash apo inkurajimi, do te thote te kthesh e te shperblesh bujarine prej se ciles ke perfituar me pare vete ti.

Bibla flet gjate mbi dhenien dhe bujarine duke percjelle nje informacion qe eshte shume i domosdoshem sidomos sot kur njerezit ne nevoje qe na rrethojne jane te shumte. Ja disa shembuj:

Bujaria eshte dicka e mire: Ne pune shpesh diskutohet mbi ate c’ka eshte e mire ose e keqe. T’i besh tjetrit nder kur e ke mundesine, kjo padyshim, eshte dicka e mire. E megjithate, perfitimi yt ne kete rast eshte i shumefishte. “Ka nga ata qe shkaperderdhin bujari dhe behen me te pasur, dhe ka nga ata qe kursejne me teper se sa duhet, dhe behen gjithnje e me te varfer. Njeriu bujar do te pasurohet dhe ai qe vadit do te vaditet” (Fjale te Urta 11:24-25).

Bujaria promovon te miren. Te jesh bujar do te thote te perbesh nje shembull te fuqishem per te tjeret. “Do te jete i lumtur njeriu qe ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punet e tij me drejtesi…Ai ka shperndare lirisht, u ka dhene nevojtareve, drejtesia e tij vazhdon per jete…” (Psalme 112:5, 9).

Bujaria nderon Perendine. Dashuria dhe dhemshuria qendrojne ne themel te karakterit te Perendise dhe nuk ka menyre me te mire per ta reflektuar kete karakter se sa duke dhene prej atyre pasurive me te cilat Ai na ka bekuar. “Kush shtyp te varferin fyen rende Krijuesin e tij, por ai qe ka meshire per nevojtarin e nderon Perendine” (Fjale te Urta 14:31).

Bujaria pasqyron besimin tone tek Perendia. “Porositi te pasurit e kesaj bote te mos jene krenare, dhe te mos i mbajne shpresat ne pasurine qe eshte e pasigurte, por ne Perendine e gjalle, i cili na jep gjithshka bujarisht per ta gezuar, te bejne te mira, te behen te pasur ne vepra te mira, te jene bujare dhe te gatshem per te dhene…” (1 Timoteu 6:17-18).


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. C’mendim ke per te ashtuaquajturin “Rregull i Arte”?
  2. Cili eshte njeriu me bujar qe ke njohur? Pershkruaje kete njeri duke treguar se si ka ndikuar bujaria ne jeten e tij/saj.
  3. Si do ta klasifikoje veten tende ne lidhje me bujarine? E ke te natyrshme apo te duhet sforcim qe te jesh bujar? Shpjegoje pergjigjen tende.
  4. Sikur ne boten e biznesit koncepti “perfitim” te zevendesohej me konceptin “dhenie”, si do te paraqitej kjo bote? A eshte realiste te mendosh nje ndryshim te tille? Pse ose pse jo?

SHENIM: Bibla ka edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:

Psalme 37:21; Fjale te Urta 3:27-28, 11:26, 21:13, 22:9; Lluka 12:48; Korintasve 9:6-7; 1 Timoteu 6:17-19

0 komente:

Post a Comment